A e kishte paralajmëruar LDK-ja Kurtin për prishje të koalicionit

  • 19 March 2020 - 08:14
A e kishte paralajmëruar LDK-ja Kurtin për prishje të koalicionit

Lidhja Demokratike e Kosovës, pas mbledhjes së Kryesisë sonte ka vendosur që të iniciojë votë mosbesimi ndaj Qeverisë “Kurti” pjesë e së cilës është edhe vet kjo parti.

Ky vendimi i LDK-së erdhi pas vendimit të sotëm të kryeministrit Kurti, i cili shkarkoi nga detyra e ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës, Agim Veliun.

Vendimi i Kurtit për shkarkimin e Veliut duket se mbushi “kupën” e LDK-së, pas kjo parti ka kohë që është duke e paralajmëruar Kurtin.

Krisa mes koalicionit qeverisës nisi, kur Kurti nuk i dëgjoi thirrjet e shumta të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për heqjen e taksës, i cili vazhdimisht këmbëngulte që taksa të zëvendësohej me reciprocitet.

Zyrtarët e LDK-së, asnjëherë nuk u pajtuan me propozimin e Kurtit që taksa të zëvendësohej me reciprocitet.

Një cicërim e senatorit amerikane Davide Perdue, ku bëri thirrje që SHBA-të shqyrtojnë pranin e trupave amerikane në Kosovë, e cila u mbështet nga i dërguari i Posaçëm i presidentit amerikanë, Donald Trump, për dialogun Kosovë- Serbi, Richard Grenell si edhe nga vetë djali i presidentit, Donald John Trump, pas kryeneçësisë së Kurtit për mos-heqjen e taksës, bëri që LDK-ja të ftohë akoma më shumë marrëdhëniet me partnerin e koalicionit.

Ishte, kreu i LDK-së, Isa Mustafa, ai i cili paralajmëroi se marrëdhëniet me SHBA-në kanë hyrë në një fazë shumë delikate por edhe kritike.

Mustafa shkroi se ai LDK ishte për heqjen e pakusht të tarifës , ndërkaq që reciprociteti të dakordohet me SHBA dhe BE, sic kishte thënë ai, varësisht nga sjellja e Serbisë.

“Deklarata e Senatorit Perdue flet qartë se ku jemi. S’ka tarifë as reciprocitet që vë në peshojë marrëdhëniet me aleatin tonë kryesor. Si kryetar i LDK-së jam deklaruar qartë për heqjen e pakusht të tarifës , ndërkaq që reciprociteti të dakordohet me SHBA dhe BE, varësisht nga sjellja e Serbisë. Ky është qëndrimi dhe zëri i LDK-së. Konsideroj se nuk ka zë të popullit në Kosovë që rrezikon dhe i vë në pikëpyetje relacionet me SHBA”, kishte shkruar Mustafa.

Menjëherë pas shefit të tij, nga Amerika u deklaruar anëtari i Kryesisë së LDK-së, Skënder Hyseni ku bëri të ditur se pas një takimi me të dërguarin e posaçëm të presidentin amerikan Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, në Shtëpinë e Bardhë e kishte siguruar atë se për LDK-në dhe popullin e Kosovës, partneriteti strategjik dhe miqësia e veçantë me SHBA-të janë të shenjta dhe të pazëvendësueshme.

“LDK pajtohet dhe mbron qëndrimin që tarifa të hiqet menjëherë dhe pa kushte, ashtu siç kërkohet nga Presidenti Trump”, kishte thënë Hyseni.

Mirëpo përkundër që Kurti, kishte thënë që me 15 mars, do të hiqte tarifën për mallratë e lëndës së parë që importoheshin nga Serbia, por kjo gjë nuk ndodhi e taksa nuk u hoq.

Kjo bëri që SHBA-të vënë sanksione ndaj Kosovës.

Kësisoj, SHBA pezulloi Kosovën nga programi i ndihmës ekonomike “Korporata e Sfidës së Mijëvjeçarit”, MCC.

Për këtë reagoi zëvendëskryeministri i parë në qeverinë Kurti, Avdullah Hoti nga LDK-ja, i cili tha se tarifa duhet të hiqet menjëherë, e pa kushte, ashtu siç po kërkojnë Shtetet e Bashkuara.

Ai porositi Kurtin që të “mos të bëhen taktizime politike me partneritetin tonë me SHBA-n”.

“Vëmendja e jonë duhet të jetë në menaxhimin e situatës së krijuar nga Covid-19, e jo në lojëra politike që çojnë në DISTANCIM të SHBA-së nga Kosova, siç ka nisur me bllokimin e fondeve të MCC-së për Kosovë, të nënshkruara nga Qeveria Mustafa”, shkroi Hoti në Facebook.

(Kosova Sot Online)