LAJMI I FUNDIT: 39 qytetarë ngujohen në karantinë pa qenë të infektuar

  • 19 March 2020 - 11:02
LAJMI I FUNDIT: 39 qytetarë ngujohen në karantinë pa qenë të infektuar

39 qytetarë të Republikës së Kosovës të cilët kanë arritur sot në mëngjes në aeroportin e Prishtinës nga Stambolli, janë dërguar menjëherë në Konviktet ku thuhet se janë duke u përdorur për karantinë. Qytetarët nga vendi i ngjarjes tregojnë  se ndodhen në Konviktin numër 8, në mesin e tyre ka persona në moshë të shtyrë, po ashtu edhe qytetar të cilët janë  të operuar,shkruan Kosova Sot Online.

Atyre në aeroportin e Prishtinës nuk ju është bërë as matja e temperaturës, duke ju thënë se këto  do të kryhen në konvikt, por që disa orë ende asnjë ekip  nuk ka shkuar për analiza, sipas burimeve të gazetës  në mesin e tyre ka edhe nqytetar të infektuar më koronavirus. Njëri nga qytetarët në të njëjtin aeroplan ka pasur edhe kufomën e djalit të tij, të cilën nuk i është lejuar që ta merr.  

 

Tmerri ne Konviktin Nr8(VIDEO) Qytetareve te Republikes se Kosoves qe kane arritur sot ne Aeroportin e Prishtines, nuk ju eshte ofruar as buke as uje ne Konvikt. Udhetimi i tyre ka filluar ne mesnate, papergjegjesi totale nga Autoritet perkatese. Akoma nuk ka arritur stafi mjekesor per tju bere analizat per Covid19! Ne mesin e udhetareve ka pacienta qe jane operuar jashte shtetit!!!

Publiée par Kosova Sot sur Jeudi 19 mars 2020

(Kosova Sot Online)