Ishin nisur ilegalisht drejt Kosovës me 10 mijë kilogram miell, arrestohen në Serbi

  • 19 March 2020 - 11:17
Ishin nisur ilegalisht drejt Kosovës me 10 mijë kilogram miell, arrestohen në Serbi

Policia e Novi Pazarit sot ka arrestuar tre persona të cilët po tentonin të kontrabandonin 10 mijë kilogram miell nga Serbia për në Kosovë.

Aksioni është kryer në raojonin e Ribariqit, ndërkohë janë arresutar V.T 32 vjeç, P.T 33 vjeç nga Mitrovica, dhe S.H 41 vjeç.

Në kamionin e drejtuar nga V.T janë gjetur 100 thasë miell nga 25 kilogram ndërkohë në kamionin e drejtuar nga P.T dhe S.H janë gjetur 150 thasë nga 25 kilogram, shkruan Kurir.rs.

Sipas urdhërit të Prokurorisë Themleore të Novi Pazarit, sasia e miellit dhe kamionët janë sekuestruar ndërkohë të arrestuarve u ka caktuar masëne paraburgimit prej 48 orëve.

(Kosova Sot Online)