Getoar Mjeku bëhet këshilltar i ministres Hajdari

  • 19 March 2020 - 11:41
Getoar Mjeku bëhet këshilltar i ministres Hajdari

Kandidati për deputet nga VV, Getoar Mjeku, prej një muaj është emëruar dhe po ushtron detyrën e këshilltarit juridik të ministres Rozeta Hajdari, përcjell Bota sot.

Këtë e ka bërë të ditur vetë ai përmes një postimi në Facebook, ku ka thënë se jemi me fat që kemi një kryeministër të ndërgjegjshëm dhe një ministre të përgatitur me u kujdes për ekonominë, sidomos në këtë kohë pandemie.

Ai ka thënë se Qeveria Kurti do ta çojë misionin e vet deri në fund.

Postimi i tij i plotë:

Më kanë vërshu mesazhet përkrahëse për qeverinë Kurti, pas lajmeve se një grup mund të kërkoj rrëzimin e saj. Tash për tash do t'u përgjigjem të gjithave tok me punë, duke u përqendru veçanërisht në emergjencën e shëndetit publik.

Shfrytëzoj rastin me e thënë publikisht — duke u thellu në punë nuk e kam thënë — se tash një muaj jam angazhu si këshilltar juridik i ministres së Ekonomisë, znj. Rozeta Hajdari. Në portofolio janë ndërmarrjet publike, energjia, telekomunikacioni, puna, tregtia, industria, turizmi, ndërmarrësia e investimet strategjike. Jemi me fat që kemi një kryeministër të ndërgjegjshëm dhe një ministre të përgatitur me u kujdesë për ekonominë, sidomos në këtë kohë pandemie.

Qeveria Kurti punon për popullin dhe me popullin, andaj ka me e çu misionin e vet deri në fund.

(Kosova Sot Online)