Shkon në 64 numri i të prekurve me koronavirus në Shqipëri

  • 19 March 2020 - 11:53
Shkon në 64 numri i të prekurve me koronavirus në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë ka bërë publike të dhënat më të fundit për sa i përket situatës së koronavirusit në vendin tonë.

Nëpërmjet një komunikimi live në Facebook, u raportua se numri itë infektuarve në vendin tonë ka shkuar në 64.

Njoftimi i Ministrisë

Ju bëj me dije se, në 24 orët e fundit janë testuar 32 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar: Jane 5 raste të reja me COVID-19: – 3 prej të cilëve shtetas Italian që ndodhen aktualisht në Shqipëri – Një 80 vjeçar dhe nje 42-vjeçar nga Kavaja

Deri në këto momente testuar 697 janë raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19,

64 raste: • Tiranë

45 qytetarë • Durrës

5 qytetarë • Lushnje

2 qytetarë • Elbasan

2 qytetarë • Fier

6 qytetarë • Rrogozhinë

2 qytetarë • Kavajë

2 qytetar Jane shënuar deri tani dy raste humbje jete

Ne Spitalin Infektiv ndodhen 32 paciente te shtruar. 3 pacientë janë në terapi intensive, por asnjëri prej tyre nuk është në respiracion të drejtuar. Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente. Jemi duke vijuar me testimin e rasteve të dyshuara, si element I rëndësishëm për ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit të infeksionit COVID-19.

Sikundër ju është bërë me dije nga Ministrja e Shëndetësisë, Instituti i Shëndetit Publik, ka marrë një tjetër sasi të konsiderueshme të testeve diagnostike për COVID-19. Nga ana tjetër, për të siguruar suksesin e ndërprerjes së zinxhirit të transmetimit të infeksionit, qytetarët kanë një rol thelbësor.

Edhe një herë një lutje për qytetarët: Mos shkoni menjëherë në spital! Telefononi 127 kur keni shenja të sëmundjes! Pavarësisht masave të marra, e rëndësishme është izolimi social, masat e higjienës vetjake, që të frenojmë sa më shumë përhapjen e infeksionit. Mënyra më e mirë për të ndihmuar personelin shëndetësor dhe për të përballuar këtë situatë është që qytetarët të vijojnë të qëndrojnë në shtëpi.

(Kosova Sot Online)