Djali që pretendon se parashikoi shpërthimin e koronavirusit: Gjërat do përkeqësohen

  • 19 March 2020 - 12:21
Djali që pretendon se parashikoi shpërthimin e koronavirusit: Gjërat do përkeqësohen

Nicolas Aujula është një mesues shpirtëror i cili thotë se e ka parandierë të gjithë këtë situatë që po kalon bota për shkak të pandemisë nga koronavirusi. 

Aujula pretendon se parashikoi koronavirusin dhe thotë se ‘e pushtoi një ndjenjë e keqe’ kur pa lajmet që tregonin shpërthimin e tij në Kinë. Në këtë moment, ai mendoi se parandienja e tij po niste të bëhej realitet.

“Mirror” shkruan se i riu kishte vizione për një shpërthim të gripit që buronte nga kafshët dhe ai do ta prekte botën në vitin 2018.

Kur dëgjoi për koronavirusin COVID-19, djali nga jugu i Londrës, thotë se “e kuptova që po bëhej realitet”.

Ai beson se koronavirusi, i cili ka marrë jetën e mijëra njerëzve duke përfshirë disa në Mbretërinë e Bashkuar, mund të jetë fillimi i fundit të botës, por nuk beson se kjo do të ndodhë sa të jetë gjallë, por shumë vite më vonë.

Duke folur për Mirror Online, ai tha: “Këto vizione më erdhën në fund të vitit 2018. Mbaj mend që kam parandjerë një virus që do shpërthente e do të prekte botën, isha i vetëdijshëm që vinte nga kafshët blegtorale dhe fjala ‘grip” më shfaqej, e mbaj mend si tani. Këto fjalë gjithmonë më kanë qëndruar në kokë. Disa muaj më vonë në Mars, pashë një ëndërr që më shqetësoi dhe zgjoi nga gjumi. Që kur koronavirusi filloi të prekë personat e parë në Kinë në fund të vitit 2019, atëherë kuptova se po bëhej realitet“.

Nicolas, i cili beson se ka pasur një jetë më parë kësaj tani, thotë se gjërat do të përkeqësohen shumë nga koronavirusi, përpara se të përmirësohen.

Image

(Kosova Sot Online)