Para dy ditësh diplomati amerikan paralajmëroi se Thaçi përmes LDK’së do rrëzimin e Kurtit

  • 19 March 2020 - 12:52
Para dy ditësh diplomati amerikan paralajmëroi se Thaçi përmes LDK’së do rrëzimin e Kurtit

Ish-diplomati amerikan, Shaun Byrnes, që kishte shërbyer në vitet 1998-1999 në Kosovë si shef i misioni mbikqyrës të SHBA’së, në dy shkrimet e tij të fundit ka shkruar rreth përpjekjeve të presidnetit Hashim Thaçi për rrëzimin e qeverisë që po drejtohet nga Albin Kurti.

Në shkrimin e parë të publikuar në peacefare.net të titulluar “Bad Deal”, Byrnes ka thënë se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, po provon që përmes Lidhjes Demokratike të Kosovës të rrëzojë, Albin Kurtin, nga pushteti.

Sipas ish-diplomatit, Thaçi synon më pas një koalicion mes Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Partisë Demokratike.

“Nga ana e vet, Thaçi e sheh marrëveshjen si një shtesë të trashëgimisë së tij politike. Ai do të dëshirojë që të rrëzojë Qeverinë Kurti për të mbrojtur veten e tij dhe miqt e tij të korruptuar nga përpjekja e Kurtit për ta çrrënjousr korrupsionin e përhapur. Synimi i Thaçit është që më pas të  krijojë një koalicion të ri qeverisës në mes të të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe PDK-së, parti kjo që Thaçi e ka themeluar”, ka shkruar Byrnes.

Për një përpjekje të tillë të Thaçit për rrëzimin e Qeverisë Kurti, Byrnes ka shkruar edhe në një shkrim tjetër, në të cilin i është kundërpërgjigjur presidnetit pas pretendimeve të këtij të fundit se Byrnes po merret me ‘fake neës’ dhe se s’ka asgjë të vërtetë sa i përket idesë për shkëmbim territoresh dhe ndarje të Kosovës.

Byrnes ka shkruar se Thaçi është i zhgënjyer me rezultatin zgjedhor të 6 tetorit që e nxorren Albin Kurtin fitues ndërkohë PDK’në në vendin e tretë.

Ish-diplomati amerikan në këtë shkrim të titulluar “Dear Hashim”, i ka thënë Thaçit që nuk është mirë të provohet rrëzimi i Kurit nga Qeveria duke bashkëpunuar me ata që kanë përfunduar të dytët në zgjedhje.

“Të punosh mem ata që kanë përfunduar të dytët në zgjedhje për ta rrëzuar Kurtin, nuk do t’i bëjë mirë Kosovës. Është një rrezik për nxitjen e një stuhie që do të mbyll cfarëdo prespektive të heqjes së taksës apo ecjes përpara drejt dialogut me Serbinë”, kishte potencuar tutje ish-diplomati amerikan që ka shërbyer në Kosovë.

Këto dy paralajmërime të njëpasnjëshme të Byrnes janë bërë vetëm pak ditë para se koalicioni LDK-Vetëvendosje të çahet shkaku i një kërkese të Thaçit për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme e që u përkrah nga Agim Veliu ani pse Kurti si kryetar i Qeverisë e kundërshtonte.

Si rezultat, Kurti ka shkarkuar Agim Veliun nga posti i Ministrit të Brendshëm, ndërkohë LDK si kundërpërgjigje dëshiron të rrëzojë Kurtin në Kuvend.

Sot ndërkohë do të mblidhet grupi parlamentar i LDK’së për të diskutuar rreth mocionit të votëbesimit, meqenëse brenda partisë që drejton Isa Mustafa ka zëra që kundërshtojnë rrëzimin e Kurtit.

(Kosova Sot Online)