Zyrtare: BE zgjedh Miroslav Lajçak si përfaqësues të posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi

  • 19 March 2020 - 13:44
Zyrtare: BE zgjedh Miroslav Lajçak si përfaqësues të posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi

Bashkimi Evropian bie dakord që Miroslav Lajçak të jetë Përfaqësues i Posaçëm i dialogut Kosovë-Serbi.

Ai është emëruar edhe si përfaqësues i çështjeve të tjera në rajonin e Ballkanit.

Lajçak është Ministri i Jashtëm i Sllovakisë, vend i cili ende nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Bisedimet Kosovë-Serbi janë ndërprerë që nga vendosja e taksës 100 % ndaj produkteve serbe.

Megjithatë presidenti Thaçi ka takuar homologun e tij serb, Vuçiq javë më parë në Shtëpinë e Bardhë në SHBA.

(Kosova Sot Online)