Vitia në Karantinë, çfarë telefonate kishte marrë kryetari i Komunës nga KFOR’i amerikan

  • 19 March 2020 - 13:51
Vitia në Karantinë, çfarë telefonate kishte marrë kryetari i Komunës nga KFOR’i amerikan

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka treguar se në zyrën e kabinetit të tij kanë telefonuar nga KFOR’i amerikan për t’i njoftuar se i kanë anuluar të gjitha donacionet dhe ndihmat për këtë komunë për shkak të taksës 100 për qind nga produkteve serbe.

Në një prononcim për media, Haliti ka treguar se këtë telefonatë e kanë pranuar para 10 ditësh.

Ai ka treguar se KFOR’i amerikan ka njoftuar se kanë marrë urdhër që të mos dalin në terren deri sa kryeministri Albin Kurti ta heq tarifën ndaj produkteve serbe.

“E kanë thirrë kabinetin edhe tjetra e kanë masandej edhe për coronavirus janë interesuar KFOR me na ndihmu. Kjo ka ndodhë para 10 ditësh. Për taksë kanë thanë që e kemi një qëndrim që deri sa ta heqim taksën që kontaktet e fonacionet e fondet me i ndalë”, ka thënë Haliti.

Ndryshe, Vitia është në karantinë që nga e premtja. Deri tani, në këtë komunë janë konfirmuar shtatë raste me koronavirus. Kryetari i Komunës, Sokol Haliti në vazhdimësi është ankuar se Qeveria nuk po bashkëpunon me të dhe se po kanë mungesë të pajisjeve mbrojtëse. 

(Kosova Sot Online)