Abrashi tregon nëse do të ketë largime nga LDK pas prishjes së koalicionit me VV’në

  • 19 March 2020 - 15:27
Abrashi tregon nëse do të ketë largime nga LDK pas prishjes së koalicionit me VV’në

Lidhja Demokratike e Kosovës tashmë ka filluar takimet me partitë politike opozitare me qëllim të sigurimit të mbështetjes për rrëzimin e Qeverisë Kurti.

AAK dhe NISMA pas takimeve që kanë pasur sot me Isa Mustafën, kanë dhënë përkrahjen e tyre për iniciativën e mocionit të votëbesimit.

Megjithatë brenda LDK’së ka edhe prej atyre që nuk pajtohen me rrëzimin e Qeverisë.

Për një gjë të tillë ka folur sot anëtari i LDK’së, Arban Abrashi. Ai ka thënë se përveç një apo dy personave, LDK është unike në qëndrimin rreth mocionit.

I pyetur nëse do të ketë largime nga partia në rast të prishjes së koalicionit me VV’në, Abrashi ka thënë se do ta tejkalojnë me pjekuri një process të tillë duke shtuar se s’do të ketë largime nga partia.

(Kosova Sot Online)