Eurodeputetja gjermane i bën përsëri thirrje LDK-së: Mos e rrëzoni Qeverinë

  • 20 March 2020 - 08:10
Eurodeputetja gjermane i bën përsëri thirrje LDK-së: Mos e rrëzoni Qeverinë

Eurodeputetja gjermane, Viola von Cramon është marrë edhe njëherë me situatën politike në Kosovë, pasi që haptaz doli kundër mocionit të LDK-së për rrëzimin e qeverisë.

Von Cramon që është edhe raportuese për Kosovën në Parlamentin Evropian, kësaj radhe ka komentuar protestën e mbrëmshme të qytetarëve kundër zhvillimeve politike, protestë kjo që u mbajt nëpër ballkone dhe dritare.

Anipse protesta nuk iu dedikua ndonjë partie specifikisht, Viola von Cramon shpreson që kjo t’i ketë rënë në vesh LDK-së.

“Shumë mirë:  Njerëzit në formë krijuese dhe të civilizuar kanë alarmuar për atë që unë e quajta grusht-shtet në Kosovë, me shpresë që LDK do ta vërejë”, ka thënë ajo me anë të një postimi në Tëitter.

(Kosova Sot Online)