Gjakovari e rreh motrën, e bën për spital

  • 20 March 2020 - 11:20
Gjakovari e rreh motrën, e bën për spital

Policia e Kosovës ka arrestuar në Komunën e Gjakovës një person, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht motrën e tij.

Rasti sipas policisë ka ndodhur dje rreth orës 18:00.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, derisa, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht motrën e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje”, shkruhet në njoftim të policisë.

(Kosova Sot Online)