RMV/ Izolohen mbi 4 mijë persona të dyshuar për COVID-19

  • 20 March 2020 - 12:38
RMV/ Izolohen mbi 4 mijë persona të dyshuar për COVID-19

Rritet në 4136 numri i personave të vendosur në vetizolim në Republikën e Maqedonisë së Veriut si pasojë e virusit korona.

Uniformat blu, gjatë kontrolleve të tyre të zakonshme ndaj respektimit të masave, ka vërtetuar se 27 persona nuk kanë qenë në vendbanimet e tyre, dhe ndaj tyre do të merren masa.

Janë kontrolluar 462 objekte dhe 6 prej këtyre objekeve nuk i kanë respektuar masat e qeverisë.

(Kosova Sot Online)