Takohen dy ministrat e LDK-së, flasin për luftimin e koronavirusit

  • 20 March 2020 - 14:32
Takohen dy ministrat e LDK-së, flasin për luftimin e koronavirusit

Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni, priti sot në vizitë Ministrin e Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku.

Quni e njoftoi Abdixhikun me zhvillimet e përgjithshme në Ministrin e Mbrojtjes dhe Forcën e Sigurisë së Kosovë dhe në veçanti me aktivitetet të cilat është duke i zhvilluar FSK gjatë periudhës së emergjencës shëndetësore për shkak të pandemisë së COVID-19.

Ai gjithashtu e njoftoi Abdixhikun me nivelin e gatishmërisë operacionale të FSK-së për reagim në mbështetje ushtarake të autoriteteve civile dhe qytetarëve të vendit.

Nga ana e tij, Abdixhiku, shprehu vlerësimin e lartë për kontributin e deritashëm të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së në menaxhimin e situatës së krijuar.

Ai,ndër tjera theksoi dhe shprehu mirënjohjen për angazhimin e njësive të specializuara të FSK-së në aktivitetin aktual të transportimit të qytetarëve tanë të kthyer nga shtetet tjera prej aeroportit në vendet e caktuar për karantinë.

Sipas njoftimit të MM-së thuhet se në fund të dy ministrat u dakorduan që të vazhdojnë koordinimin e plotë në të gjitha nivelet për të përmbushur detyrat dhe përgjegjësitë e ndërlidhura për menaxhimin dhe tejkalimin sa më të suksesshëm të situatës së krijuar.

Pas takimit të dy ministrat drekuan në kuzhinën e kazermës së FSK-së, duke respektuar distancën e përcaktuar sipas rregullave për preventivë ndaj COVID -19.

(Kosova Sot Online)