Maqedoni/ Edhe tre pacientë të infektuar me koronavirus, numri shkon në 70

  • 20 March 2020 - 15:27
Maqedoni/ Edhe tre pacientë të infektuar me koronavirus, numri shkon në 70

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, në konferencën e sotme për media kumtoi edhe rezultatet pozitive për 19 personat që i diagnostifikuan me koronavirus gjatë orëve të mëngjesit,  dhe tre pacientë tjerë që u testuan pasdite dhe kanë rezultuar pozitivë, duke e çuar numrin e të infektuarve në gjithsej 70 persona.

Filipçe informon opinionin se gjendja e pacientëve është stabile, përveç gruas nga Dibra e cila tashmë ka hyrë në një faze kritike të sëmundjen dhe po bëhet gjithçka për t’a ndihmuar nga stafi mjekësor.

“Tashmë shteti ynë ka hyrë në zonën me rrezik mesatar të përhapjes së virusit. Për momentin në spitalet tona kemi 120 aparate për frymëmarrje artificiale, ndërsa pritet edhe blerja e re e 200 aparateve. Ndërsa Kina ka nisur edhe 200 aparate për frymëmarrje artificiale, që do të dhurohen si donacion në Maqedoni”, tha ministri Filipçe.

(Kosova Sot Online)