BIK-u respekton masat kundër koronavirusit

  • 20 March 2020 - 15:30
BIK-u respekton masat kundër koronavirusit

Në asnjë xhami të Kosovës, sot nuk është falur namazi i xhumasë. Besimtarët myslimanë kanë respektuar vendimin e BIK-ut për të pezulluar për një kohë lutjet e përbashkëta, si masë për mbrojtjen ndaj koronavirusit.

 Myftiu Tërnava sot në kohë të xhumasë iu adresua të gjithë besimtarëve duke kërkuar më shumë durim dhe solidaritet me njëri-tjetrin.

“Për të ruajtur shëndetin e popullatës sonë, për të ruajtur jetën e çdo njërit nga ne, institucionet kompetente të vendit kanë marrë një sërë masash e të cilat jemi të obliguar që ti respektojmë me në mënyrë rigoroze të gjithë , në këtë kuadër edhe Kryesia e BIK ka ndërmarrë një sërë masash që të parandalojmë infektimin nga virusi Covid -19. Një ndër hapat që kemi marrë është edhe pezullimi i përkohshëm i namazit të xhumasë, dhe i namazeve të tjera në xhami.Krejt kjo për të ruajtur shëndetin tonë, për të ruajtur qoftë edhe një jetë njeriu dhe për ta tejkaluar këtë sfidë me sa më pak dëme”, thuhet në njoftimin e Tërnavës.

 Tërnava në fund ka thënë se në këtë kohë, më shumë se kurrë na duhet sabri-durimi, solidariteti me tjetrin, ndihmat për tjetrin, mbështetje për ata që po përballën në vijën e parë të frontit me covid-19, që po bëjnë gjithçka që ti shërojmë të prekurit nga ky virus vdekjeprurës.

(Kosova Sot Online)