Haziri – VV’së: Kuvendi s’mund të ndalet, nuk jemi në gjendje të jashtëzakonshme

  • 20 March 2020 - 21:29
Haziri – VV’së: Kuvendi s’mund të ndalet, nuk jemi në gjendje të jashtëzakonshme

Nënkryetari i LDK’së Lutfi Haziri thotë se Kosova aktualisht është në gjendje Emergjente të Shëndetit Publik dhe jo në gjendje të jashtëzakonshme, prandaj sipas tij, Kuvendi i Kosovës mund të mblidhet dhe të funksionojë normalisht.

Kështu ai i është përgjigjur VV’së, zyrtarë të së cilës thanë se në kohën kur po luftohet koronaviorusi, është e pamundur mbajtja e një seance në Kuvendin e Kosovës.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha Kollçaku që me profesion është epidemiologe ka deklaruar se nuk ka kushte për mbajtje të seancës, pak pasi që LDK’ja dorëzoi nënshkrimet për mocionin.

“Kuvendi nuk mund të ndalet. Osmani është juriste dhe nuk e injoron askënd që çon iniciativë apo kërkesë në përputhje me ligjin në Kuvend”, theksoi Haziri.


(Kosova Sot Online)