Nga sot masa shtesë në mbrojtje nga koronavirusi, mbyllen të gjitha parqet në Kosovë

  • 21 March 2020 - 07:13
Nga sot masa shtesë në mbrojtje nga koronavirusi, mbyllen të gjitha parqet në Kosovë

Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës ka njoftuar se nga sot do të mbyllen të gjitha parqet në të gjitha qytetet e Kosovës, si masë parandaluese e përhapjes së pandemisë që ka shkaktuar koronavirusi.

Gjithashtu me parqe, do të mbyllen edhe të gjitha shërbimet e kafeve ‘take-away’.

Policia e Kosovës do të jetë në të gjitha pikat ku janë parqet dhe nuk do t’i lejojë qytetarët t’i frekuentojnë parqet nga ora 8 e mëngjesit deri në 8 e mbrëmjes.

MPB kërkon mirëkuptimin e qytetarëve që të respektojnë këtë vendim që po bëhet me qëllim të ruajtjes së shëndetit të tyre.

(Kosova Sot Online )