Cilat janë zhvillimet e fundit rreth koronavirusit në botë

  • 21 March 2020 - 08:19
Cilat janë zhvillimet e fundit rreth koronavirusit në botë

Më shumë se 276 mijë njerëz janë infektuar dhe rreth 11 mijë e 400 kanë vdekur deri më tani nga koronavirusi në mbarë botën, bazuar në të dhënat e faqes “Ëorldometers”.

Në Shtetet e Bashkuara, rreth 70 milionë njerëz do të jenë në karantinë duke filluar ng kjo fundjavë, përfshirë amerikanët në Nju Jork, Illinois dhe Kaliforni.

Kolombia ka marrë vendim për futjen e tërë vendit në karantinë duke filluar nga e marta e ardhshme. Të njëjtin vendim e ka marr edhe Jordania.

Kina nuk ka raportuar asnjë rast të transmetuar përbrenda vendit, por numri i rasteve të personave që janë infektuar në vendet e huaja po vazhdon të rritet. Një dukuri e tillë po vërehet edhe në Korenë Jugore.

Në Singapor janë konfirmuar dy vdekjet e para nga koronavirusi, shkruan “The Guardian”.

Në Tajlandë u shënuan 89 raste të reja të infektimeve të shtunën. Kjo paraqet shifrën më të madhe ditore në këtë shtet që nga fillimi i përhapjes së virusit.

Numri i rasteve të koronavirusit ka shkuar në mbi një mijë së fundi në Japoni, Australi dhe Kanada.

(Kosova Sot Online )