Koreja Veriore hedh përsëri raketa në det

  • 21 March 2020 - 09:04
Koreja Veriore hedh përsëri raketa në det

Ushtria e Koresë Jugore ka raportuar se Koreja Veriore i ka hedhur dy raketa në ujërat lindore të Gadishullit Korean. Besohet se ato ishin raketa me rreze të shkurtër veprimi.

Hedhja e këtyre raketave erdhi pas dy hedhjeve të tjera gjatë këtij muaji. Këto veprime i kanë nxitur Shtetet e Bashkuara dhe Kinën që t’i bëjnë thirrje Pjongjangut që të kthehet në bisedime për t’u dhënë fund programeve bërthamore dhe raketore.

Roja bregdetare japoneze tha të shtunën se Koreja Veriore duket se e ka hedhur një raketë, e cila ka rënë jashtë zonës ekskluzive ekonomike të Japonisë, e cila shtrihet në këto ujëra.

Ndryshe, Koreja Veriore ende nuk e ka raportuar zyrtarisht asnjë rast të koronavirusit, ndonëse një zyrtar amerikan tha javën e kaluar se është pothuajse e pamundur që të mos ketë raste të infektimeve në vendin komunist.

Mediet shtetërore të Koresë veriore raportuan se lideri Kim Jong Un gjithashtu ka dhënë urdhër për zhvillimin e garave mes njësiteve ushtarake, shkruan “The Guardian”.

(Kosova Sot Online )