Në Ferizaj arrestohen dy të dyshuar për disa raste të grabitjeve me armë

  • 21 March 2020 - 17:16
Në Ferizaj arrestohen dy të dyshuar për disa raste të grabitjeve me armë

Hetuesit policor të sektorit rajonal të hetimeve- Ferizaj, njoftojë se kanë arritur që të identifikojnë dhe arrestojnë dy persona B.G.(m/sh/K. 25 vjeçar) dhe V.S. (m/sh/k 26 vjeçar) si të dyshuar për tetë raste të grabitjeve me armë në rajonin e Ferizajt,si dhe një rast grabitje me armë në rajonin e Prishtinës.

Sipas PK-së, lidhur me këto raste, hetuesit policorë kanë siguruar prova të mjaftueshme materiale të cilat janë gjetur me rastin e bastisjes së shtëpisë dhe objekteve tjera përcjellëse:

-1 armë e gjatë AK-47

-1 karikator me 26 fishek,kal.7,62 mm

-1 pistoletë Zastava me një karikator me 22 fishekë 6,35 mm

-42 fishekë 9×19 mm

-1 thikë ushtarake

-1 palë pranga

-1 sprej

Pas intervistimit, me urdhër të Prokurorit të Shtetit,të njëjtit dërgohet në mbajtje për 48 orë.


(Kosova Sot Online)