Në Britaninë e Madhe shkon në 233 numri i viktimave nga koronavirusi

  • 21 March 2020 - 20:08
Në Britaninë e Madhe shkon në 233 numri i viktimave nga koronavirusi

Numri i viktimave nga koronavirusi në Britaninë e Madhe ka shkuar në 233 persona, vetëm në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 53 persona.

Sipas shërbimit Shëndetësor britanik, pacientët ishin nga 41 në 94 vjeç dhe kishin të gjithë problem të tjera shëndetësore.

Ndërkohë në kuadër të masave të shtuara për mbrojtjen e përhapjes së koronavirusit kryeministri britanik ka urdhëruar mbylljen e pabeve, kafeneve dhe palestrave, me Britaninë që nisi kështu zbatimin e masave kufizuese në ditën e parë.

Qeveria është lutur që blerësit e “panikut” të qetësohen dhe të konsiderojnë edhe njerëzit më të rrezikuar në urgjencën e koronavirusit, para se të boshatisnin supermarketet e vendit për ushqime dhe sende thelbësore.

Sekretari i Mjedisit George Eustice tha se ka “më shumë se sa mjaftueshëm ushqime”, por tha se blerësit e babëzitur po privojnë britanikët e tjerë, përfshirë këtu edhe stafin e vijës së parë të NHS.

(Kosova Sot Online)