Eksperti i së drejtës porosi për Qeverinë Kurti: Ligjin Veting merreni të gatshëm nga Shqipëria, politika dhe drejtësia të pastrohen nga krimi

  • 22 mars 2020 - 09:31
Eksperti i së drejtës porosi për Qeverinë Kurti: Ligjin Veting merreni të gatshëm nga Shqipëria, politika dhe drejtësia të pastrohen nga krimi

“Nëse do të neglizhohet dhe do të shtyhet në kohë nisma për VETING-un, kjo do ta dobësojë e pse jo edhe mund ta kompromentojë VETING-un, pasi zgjatja kohore u jep mundësi kundërveprimit pengues e bllokues të tij, pasi kohëzgjatja e miratimit dhe e vënies në funksionim të VETING-ut u jep mundësinë që politika dhe drejtësia që duhen pastruar, ata të korruptuarit e me rekorde krimi e hajnie do t'u jepet kohë që të modifikohen e perfeksionohen duke fshehur pasuritë por edhe duke korruptuar politikanët dhe qeveritarët e rinj pasi korrupsioni është një sëmundje që shumë, shumë rrallë nuk e prek dhe nuk e infekton ndonjë politikan e pushtetar, gjyqtar e prokuror”, thotë Skënder Kapiti për “Kosova Sot Online”.

Ekspertët e së drejtës, druajnë se vonesa e dërgimit të planit legjislativ në Kuvendin e Kosovës për miratim dhe përcaktimi i afateve për realizimin e ligjeve veç e veç, mundë të ndikojnë në negativisht, në humbje të kohës, edhe për fillimin e hartimit e më pastaj edhe të zbatimit të ligjit VETING, një ligj i shumë premtuar nga ish opozita e mandatit të kaluar, tani partner të koalicionit qeverisës. Premtimi i Ministrisë së Drejtësisë ka qenë që Projektligji të jetë i gatshëm deri në muajin maj, kurse procedura parlamentare për diskutim dhe miratim final të përmbyllet gjatë muajve vijues, për të hyrë në fuqi dhe zbatim në fund të këtij viti, ose fillim të vitit vijues. Kjo qasje me procedurë të tej zgjatur, sipas eksperti të së drejtës Skënder Kapitit, përveç në humbje kohe, mundë të ndikon edhe në përpjekjet destruktive të grupeve kriminale të interesit, të lidhura me politikën e cila e ka zhvatur shtetin për këto 12 vjet pas pavarësisë, që të ndërhyjnë dhe ta shtyjnë pafundësisht në procedura finalizimin dhe zbatimin e një ligji të tillë, prandaj ai kërkon që ligji të merret i gatshëm nga Shqipëria dhe vetëm të përshtatet me legjislacionin e Kosovës.

Image
Skender Kapiti

“Ligji VETING-ut në Kosovë është i gatshëm, ta marrin modelin e VETING-ut në Shqipëri , dhe me ndonjë modifikim të mundshëm ai i ligj të dërgohet në parlament për votim e miratim. Këtë nismë mund ta bëjë qeveria por edhe deputetët të cilëve u është besuar mandati dhe qeverisja me 6 Tetor 2019. Dhe nuk ka se çfarë të pritet e të vonohet politika dhe qeveria aktuale kur tashmë dihet se kryesorja dhe jetike për shtetin e Kosovës është reformimi i sistemit të drejtësisë dhe dekriminalizim i politikës”, thotë Skënder Kapiti për “Kosova Sot Online”.

Sipas Kapitit, praktika e bërjes së një ligji të tillë në Shqipëri, dhe fillimi i zbatimit të tij, kanë dëshmuar se sa i madh është interesi i grupeve kriminale për ta sabotuar atë, prandaj nuk duhet ndjekur një shembull të tillë që i jep mundësi dhe krijon hapësirë veprimi, krimit të organizuar, për ta penguar në procedurë një ligj të tillë .

“Nëse do të neglizhohet dhe do të shtyhet në kohë nisma për VETING-un, kjo do ta dobësojë e pse jo edhe mund ta komprometojë VETING-un, pasi zgjatja kohore u jep mundësi kundërveprimit pengues e bllokues të tij, pasi kohëzgjatja e miratimit dhe e vënies në funksionim të VETING-ut u jep mundësinë që politika dhe drejtësia që duhen pastruar, ata të korruptuarit e me rekorde krimi e hajnie do t'u jepet kohë që të modifikohen e perfeksionohen duke fshehur pasuritë por edhe duke korruptuar politikanët dhe qeveritarët e rinj pasi korrupsioni është një sëmundje që shumë, shumë rrallë nuk e prek dhe nuk e infekton ndonjë politikan e pushtetar, gjyqtar e prokuror”, thotë Skënder Kapiti për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)