Osmani: Ditë e rëndë, përveç Covid-19, Zagrebi po përballet edhe me pasojat e tërmetit

  • 22 March 2020 - 11:35
Osmani: Ditë e rëndë, përveç Covid-19, Zagrebi po përballet edhe me pasojat e tërmetit

Pas tërmetit rreth 6 ballësh, që ndodhi mëngjesin e sotëm në Zagreb të Kroacisë, kryeparlamentarja Vjosa Osmani ndau shqetësimin e saj lidhur me këtë.

Ajo tha se në kohën kur bota përballet me pandeminë Covid-19, Zagrebi po përballet edhe me pasojat e tërmetit.

“Në kohën kur bota përballet me pandeminë Covid-19, Zagrebi po përballet edhe me pasojat e tërmetit. Në këtë ditë të rëndë, lutemi për miqtë kroat që këtë katastrofë natyrore ta përballojnë me sa më pak pasoja dhe jemi me ta duke ndarë solidaritetin dhe dhimbjen!”, ka shkruar Osmani.

(Kosova Sot Online)