Instituti kroat e demanton lajmin që e dha vetë, thotë se s’ka të vdekur nga tërmeti

  • 22 March 2020 - 11:52
Instituti kroat e demanton lajmin që e dha vetë, thotë se s’ka të vdekur nga tërmeti

Instituti i Mjekësisë Emergjente në Kroaci e ka demantuar veten dhe e ka ndryshuar deklaratën në lidhje me viktimën e raportuar.

Disa minuta më parë, ky institut vetë e kishte konfirmuar vdekjen e një fëmijë 15-vjeçar nga tërmeti.

“Një ekip mjekësor ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe nën rrënoja e ka gjetur një fëmijë pa shenja jete”, kishte thënë më herët Zarko Rasiq, kryetar i Institutit të Mjekësisë Emergjente në Zagreb, shkruan “Reuters”.

Sidoqoftë, më vonë u tha se fëmija ishte në gjendje shumë të rëndë, por nuk ka ndërruar jetë.

Zagrebi u godit nga një tërmet prej rreth pesë ballësh të Rihterit në orët e hershme të së dielës, duke shkaktuar dëme materiale në ndërtesa dhe vetura. 

(Kosova Sot Online)