Kurti, Kroacisë: Uroj të ja dilni mbanë, FSK e gatshme si përherë

  • 22 March 2020 - 12:04
Kurti, Kroacisë: Uroj të ja dilni mbanë, FSK e gatshme si përherë

Kryeministri Albin Kurti ka reaguar pas tërmetit që ndodhi në Zagreb.

Ai uroi që Qeveria e Kroacisë, Kryeministri i saj z. Andrej Plenkovië, të ja dalin mbanë e të mos kenë nevojë për ne të tjerët.

Më tutje shtoi se ne si Qeveri e Kosovës do t’i shohim të gjitha mundësitë për të ofruar ndihmën tonë institucionale dhe se trupat tanë të FSK-së janë të gatshëm si përherë t’i dalin në ndihmë miqve tanë.

Postimi i plotë:

Zagrebin sot e zgjoi tërmeti prej 5.4 ballëve. Në kohën kur institucionet kroate po luftojnë me virusin corona, sot ato duhet të merren edhe me pasojat e tërmetit. Dëmet materiale janë të mëdha por fatmirësisht duket se pa viktima në njerëz.

Si Qeveri e Kosovës do t’i shohim të gjitha mundësitë për të ofruar ndihmën tonë institucionale. Uroj që Qeveria e Kroacisë, Kryeministri i saj z. Andrej Plenkovië, të ja dalin mbanë e të mos kenë nevojë për ne të tjerët. Gjithsesi, trupat tanë të FSK-së janë të gatshëm si përherë t’i dalin në ndihmë miqve tanë.

(Kosova Sot Online)