Eksperti izraelit nga Italia: Nuk do i përdorim më respiratorët tek personat mbi 60 vjet

  • 22 March 2020 - 21:59
Eksperti izraelit nga Italia: Nuk do i përdorim më respiratorët tek personat mbi 60 vjet

Një ekspert izraelit që po punon në epiqendrën e përhapjes së koronavirusit në Itali ka paralajmëruar se respiratorët nuk do të përdoren më për personat mbi 60 vjet.

Gal Peleg, që po punon në Parma të Italisë tha që pajisjet respiratore janë shumë të vogla në numër dhe qasja në to do të limitohet. Numri i vdekjeve në rajonin më të goditur nga virusi ka kaluar 3450 pasi u raportua për 360 vdekje në 24 orët e funditnë Lombardi. Peleg thotë se departamenti i tij sigurohet që pacientët me sëmundje terminale të mund tu thonë lamtumirë të dashurve të tyre përkundër karantinës.

Sot ministrat në Romë u detyruan që të fusin 60 milionë banorët në karantinë dhe kanë urdhëruar mbylljen e të gjitha bizneseve joesenciale për të ndaluar përhapjen.

Numra të frikshëm po vijnë edhe nga Spanja e Britania e Madhe. Numrat në këto shtete ngjasojnë me numrat në Itali dy javë më parë cka ka rritur frikën për situatë të njëjtë edhe në këto shtete.

(Kosova Sot Online)