Profesori i njohur sqaron: Në masat e gjendjes së jashtëzakonshme kështu duhet të funksion shteti

  • 23 March 2020 - 07:34
Profesori i njohur sqaron: Në masat e gjendjes së jashtëzakonshme kështu duhet të funksion shteti

“Kriminelët mbesin kriminel. Këtu e kam fjalën për çmimet me ushqim, me medikamente e me mjete tjera të nevojshme për jetë. Madje kishte me qenë shumë e mirë që ligjet e tilla të nxirren në procedurë urgjente. Mundë të paramendohet pse! Jam i bindur se kompanitë e mjeteve të konsumit të gjerë tash veç i kanë dyfishuar apo trefishuar çmimet. Këtu duhet të veproj shteti. Dënimet dhe vetëm dënimet i disiplinoj e elementët kriminal në fushën e tillë. Ata nuk kanë moral shoqëror dhe njerëzor. Te ta ka vetëm masa imperative”, thotë profesori i së drejtës Muhamet Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

Profesori i së drejtës Muhamet Kelmendi, duke përcjellë situatën nëpër të cilën po kalon vendi, me një pandemi të koronavirusit të shpallur edhe nga OBSH-ja, shpalljen e masave të veçanta emergjente në vend, që në fakt janë një lloj i gjendjet së jashtëzakonshme, shpjegon të gjitha zgjidhjet e jashtëzakonshme ligjore që duhet të ndërmerren dhe zbatohen në një situatë të tillë për ta përballuar dhe tejkaluar gjendjen, pa pasoja, dhe kufizim të lirive dhe të drejtave të njeriut. Profesor Kelemdni thotë për “Kosova Sot Online” se fokusi kryesor në një gjendje të tillë të jashtëzakonshme dhe të emergjencës, duhet të jetë sigurimi i jetës normale të qytetarëve dhe furnizimi i qëndrueshëm, i planifikuar me mallrat e konsumit të përditshëm, për çka, secili shtet planifikon dhe menaxhon në fond rezervë të buxhetit të shtetit, mbi bazën e të cilit përllogaritet edhe sasia e të gjitha rezervave të shtetit për situata të tilla.

Image
Muhamet Kelmendi

“Çdo shtet, që ka funksion normal, e parasheh edhe gjendjen e jashtëzakonshme dhe mbi këtë përcakton edhe fond të veçantë. Kosova e ka fondin rezervë. Sa funksionon ai fond dhe si menaxhohet është çështje tjetër. Natyrisht se gjendja e jashtëzakonshme me veti nxjerr edhe masa dhe veprime juridike e shoqërore të jashtëzakonshme. Me këtë kuptohet shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme, si dhe sigurimi i kushteve për funksionimin e saj. Aty hyn funksionimi i gjendjes me ushqim, me mjete medicinale dhe me shumë veprime tjera për jetë. Në shtetet tjera kjo gjendje është e rregulluar me ligj, dhe me ligj janë përcaktuar edhe masat ndëshkuese dhe mjetet e sigurisë së jetës. Me ligj rregullohet karantina, shpallja e gjendjes se saj, mobilizimi i forcave, mjeteve dhe të sigurimit të jetës. Me ligj caktohen edhe masat ndëshkuese”, thotë profesor Muhamet Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

Sipas profesor Kelmendit, në situata e tilla, shteti duhet të kujdeset në mënyrë të veçantë për të parandaluar abuzimet e matrapazëve e çmimet e mallrave të konsumit ditor dhe të medikamenteve, sepse gjendja e jashtëzakonshme ngjall edhe interesin më të madh të qytetarëve për krijim më të madh të rezervave ushqimore në familjet e tyre, dhe këtë e shfrytëzojnë tregtarët për të përfituar kundërligjshëm nga situata. “Një çështje tjetër shumë e rëndësishme që caktohet me ligj dhe përcillet me masa të rënda ndëshkuese janë çmimet e mallrave të konsumit të gjerë, medikamentet dhe shërbimet urgjente të rëndësishme për jetë. Këtu ka rregulla të veçanta dhe dënime të rënda, që shkojnë edhe me dënime të ashpra me burg. Kjo për faktin se për keqbërës nuk ka gjendje nga e cila nuk përfitohet”, thotë Muhamet Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

Me që kjo gjendje është shumë prezentë në vend edhe masat juridike të rregulluara me ligj duhet të jenë shumë të ashpra sipas Kelmendit, madje duke nxjerr edhe rregullativa të reja ligjore, me procedurë të shpejtë, nëse paraqitet nevoja. “Kriminelët mbesin kriminel. Këtu e kam fjalën për çmimet me ushqim, me medikamente e me mjete tjera të nevojshme për jetë. Madje kishte me qenë shumë e mirë që ligjet e tilla të nxirren në procedurë urgjente. Mundë të paramendohet pse! Jam i bindur se kompanitë e mjeteve të konsumit të gjerë tash veç i kanë dyfishuar apo trefishuar çmimet. Këtu duhet të veproj shteti. Dënimet dhe vetëm dënimet i disiplinoj e elementët kriminal në fushën e tillë. Ata nuk kanë moral shoqëror dhe njerëzor. Te ta ka vetëm masa imperative”, thotë profesori i së drejtës Muhamet Kelmendi për “Kosova Sot Online”

(Kosova Sot Online)