Kosovë: Për 11 ditë me koronavirusin, kjo është harta e komunave të prekura

  • 23 March 2020 - 08:01
Kosovë: Për 11 ditë me koronavirusin, kjo është harta e komunave të prekura

Një i vdekur dhe 33 persona të prekur është bilanci i 10 ditëve të para të paraqitjes së koronavirusit në Kosovë, nga gjithsej 577 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 nga data 8 shkurt deri më 22 mars.

Personi i parë që humbi jetën nga koronavirusi është një 85 vjeçar nga Dumnica e Podujevës, i cili u varros sot.

Dy rastet e fundit që u paraqitën sot me koronavirus janë: një femër 50 vjeçare nga qyteti i Gjilanit, dhe një 53 vjeçar nga Malisheva.

Por kur është shënuar rast i parë me koronavirus në Kosovë dhe nga cilat komuna vijnë të prekur në Kosovë:

Rasti i parë me koronavirus është shënuar më 13 mars në komunën e Vitisë, ku ishte prekur një 77 vjeçar që kishte qëndruar në Itali.

Pas 10 ditësh nga paraqitja e parë e koronavirusit, gjithsejtë deri tani janë 33 persona të prekur

Komuna e Vitisë dhe e Malishevës janë komunat me rastet më të shumta të prekura, me gjithsej nga 7 persona të prekur me koronavirus.

E treta është është Gjakova me 4 raste.

Prishtina, Podujeva dhe Gjilani janë me nga 3 raste.

Kurse me veç nga një rast të paraqitur janë 6 komuna: Klina, Lipjani, Prizreni, Obiliqi, Theranda dhe Ferizaj.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në vazhdimësi ka bërë thirrje ndaj qytetarëve që të respektojnë masat e rekomanduara nga ta dhe Ministria e Shëndetësisë, pra të qëndrojnë në shtëpi dhe të mos dalin në rrugë pa arsye.

Ndërkohë përkundër rritjes së numrit të personave të prekur, në vendin tonë ende nuk është shpallur gjendja e jashtëzakonshme.

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi dhe kryeministri Albin Kurti nuk po pajtohet për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme. I pari ka kërkuar një gjë të tillë, por i dyti vazhdon të insiston se nuk ka ende nevojë për të marrë një masë të tillë.

(Kosova Sot Online)