Këshilltari i Albin Kurtit : Po hyjmë në krizë, s’ka rezerva shteti

  • 23 March 2020 - 08:06
Këshilltari i Albin Kurtit : Po hyjmë në krizë, s’ka rezerva shteti

Elvis Hoxha, këshilltari i kryeministrit, Albin Kurti, ka thënë se Kosova po hynë në krizë, kështu ai ka shkaktuar panik tek qytetarët.

Këshilltari i kryeministrit Kurti, Elvis Hoxha, ka thënë se ndodhemi para një krize pasi të tjerët nuk kishin menduar as për rezerva.

“Unë e kuptoj se këtu flitet për mocion e për gjendje të jashtëzakonshme kur jemi përballë një gjendjeje që mund të kthehet në krizë. Kjo vjen prej padijes dhe lehtësisëme të cilën merren gjërat nga po ata që nuk kishin menduar as për rezerva e as për ndarje buxhetore për krizat. Këta nga mospërgatitja për kriza të hedhin me lehtësinë më të madhe të gjendja e jashtëzakonshme”, ka shkruar Hoxha, në një reagim në FB.

Për herë të parë një zyrtar i Qeverisë konfirmon se ka mungesë të rezervave shtetërore. Ai është Elvis Hoxha, Këshilltar i Kryeministrit. Hoxha ka thënë se ndodheni përballë një krize pasi “ata që nuk kishin menduar as për rezerva e as për ndarje buxhetore për krizat”. është shprehur ai.

Këtë koment Hoxha e ka bërë kur ka folur për mundësinë e gjendjes së jashtëzakonshme dhe për mocionin për rrëzimin e Qeverisë.

Ndërsa të kundërtën e ka pohuar ditë më parë ministrja e Ekonomisë, Rozeta Hajdari.

Ministrja Hajdari me datën 16 mars, në një konferencë për media kishte bërë thirrje që mos krijohet panik sepse ka mjaftueshëm rezerva ushqimore.

“I konfirmoj qytetarët se rezervat shtetërore ruhen ne depot tona; gruri, mallrat agroushqimore, nafta dhe barnat. Nga Inspektorati i Tregut marrim informatën se situata është në kontroll – kemi ushqime dhe rezerva të mjaftueshme”, kishte thënë ndër të tjera Hajdari.

Vlenë të theksohet se të dy figurat instuticionale vinë nga Lëvizja Vetëvendosje, ndërsa kanë rënë në kundërshtim me njëri tjetrin, kjo ka shkaktuar edhe huti tek qytetarët se kujt duhet t’i besohet në këtë gjendje emergjente ku qytetarët po përball me situatë të vështirë përballë koronavirusit COVID-19.

Gjithashtu, ditë më parë, kryeministri Kurti kishte shkarkuar nga detyra Ministrin e Punëve të Brendshme, Agim Veliun, me arsyetimin se kishte përhapur panik, kur kishte kërkuar shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme në vend.

Pritët të shihet se a do të veproj njejtë edhe me këshilltarin e tij.

(Kosova Sot Online)