Mjeku i urgjencës së Malishevës: Kemi më shumë nevojë për pajisje, sesa për lavdata

  • 23 March 2020 - 08:34
Mjeku i urgjencës së Malishevës: Kemi më shumë nevojë për pajisje, sesa për lavdata

Mjeku i Urgjencës së Malishevës, Jeton Morina, ka thënë se aid he kolegët e tij në këtë situatë kanë më shumë nevojë për pajisje sesa për lavdata.

“Vërtetë po rrezikohemi. Stafi emergjent në komunën tonë nuk ka as kushte minimale për ta luftuar këtë pandemi”, ka shkruar mjeku në Facebook.

“Këto ditë krize mos na lavdoni, është detyra jonë, por bëjeni detyrën tuaj na sillni pajisje të nevojshme që të punojmë”.

“Ministër të përgëojmë për të gjitha masat e ndërmarra deri më tani, por e keni harruar masë themelore, pajisjen e urgjencave që po përballen me fluksin më të madh të pacientëve në nevojë”.

Deri më tani në Kosovë janë identifikuar 33 të prekur me Covid-19.

(Kosova Sot Online)