Apeli i mikrobiologut kosovar: Rrini në shtëpi, nuk ka ilaçe e as vaksinë

  • 23 March 2020 - 08:37
Apeli i mikrobiologut kosovar: Rrini në shtëpi, nuk ka ilaçe e as vaksinë

Mikrobiologu, Lul Raka, ka thënë se në fazën e dytë pritet të rritet numri i personave që janë të prekur me koronavirus.

Por sipas tij ka thënë se qytetarët do të jenë ata që mund ta ndalin rritjen e koronavirusit, duke qëndruar në shtëpi.

“Sa do të rritet virusi do të varet nga populli i Kosovës. Ilaçe nuk ka, vaksina nuk ka”, tha ai.

Raka ka deklaruar se 80 % e njerëzve e kalojnë shumë lehtë, çka tha se ndoshta një pjesë e të rinjëve e kanë kaluar.

Por sipas tij kjo sëmundje mund të përhapet edhe nga njerëz që s’kane fare simpomte ose kanë fare pak.

(Kosova Sot Online)