Policia arreston menaxherin e një restoranti, hasën në dhjetëra klientë teksa ai refuzoi ta mbyllte atë

  • 23 March 2020 - 09:17
Policia arreston menaxherin e një restoranti, hasën në dhjetëra klientë teksa ai refuzoi ta mbyllte atë

Është arrestuar një person në rrugën Graçanicë-Gjilan. I dyshuari (kosovar) u arrestua pasi si menaxher i një restoranti nuk kishte respektuar vendimin e Qeverisë së Kosovës lidhur me virusin COVID-19.

Brenda në atë restorant njësiti policor hasi në 13 persona si klient dhe katër femra punëtore të lokalit.

I dyshuari kishte refuzuar të mbyllë lokalin dhe kishte sulmuar një zyrtar policor i cili si pasojë e sulmit ka pranuar tretman mjekësor.

Me urdhër të prokurorit pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

(Kosova Sot Online)