Në Ferizaj ka filluar dezinfektimi i banesave kolektive

  • 23 March 2020 - 13:02
Në Ferizaj  ka filluar dezinfektimi i banesave kolektive

Në Ferizaj tashmë ka filluar dezinfektimi i banesave kolektive, si masa parandaluese kundër Coronavirusit.

Kjo u bë e ditur në një njoftim nga Komuna e Ferizajt.

“Banesat e vjetra kolektive u dezinfektuan sot. Janë 15 sosh që tashmë shkallët, hyrjet, këndet e hapësirat e përbashkëta banesore i kanë të dezinfektuara. Një nismë për shëndetin e mijëra ferizajasve veçanërisht tash kur vërdallë rrezikohemi nga virusi COVID-19 është i domosdoshëm e i mirëseardhur”, thuhet në njoftimine  komunës.

Tashmë Qeveria ka ndërrmarë një sërë masash për të parandaluar përhapjen e këtij virusi si dhe komunat  poashtu janë të mobilizuar për të menagjuar këtë situatë.

Në vendin tonë janë 33 të infektuar me gjendje të mirë shëndetësore dhe 1 person i vdekur.

(Kosova Sot Online)