Gjuriq thotë se nuk ka serbë të infektuar me koronavirus në Kosovë

  • 23 March 2020 - 14:11
Gjuriq thotë se nuk ka serbë të infektuar me koronavirus në Kosovë

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre Serbe për Kosovën, Marko Gjuriq ka njoftuar përmes Instagramit se nuk ka të infektuar me koronavirus në mjediset me shumicë serbe në Kosovë.

“Dezinfektimi i farmacive, dyqaneve dhe ndërtesave të banimit është organizuar në veri të Mitrovicës”, njoftoi ai, raporton RadioKim.

Ai tha se mielli për të gjitha komunitetet serbe po shpërndahet nga veriu i Kosovës.

(Kosova Sot Online)