Apeli i shitësve në marketet kosovare: Mbajeni distancën, mos i prekni pemët me duar, ua shërbejmë ne

  • 23 March 2020 - 14:23
Apeli i shitësve në marketet kosovare: Mbajeni distancën, mos i prekni pemët me duar, ua shërbejmë ne

Në këto kohë, gjithandej rrjeteve të spermarketeve kosovare, barnatoreve e furrave, po bëhen thirrje që qytetarët gjatë marrjes së shërbimeve ta mbajnë distancën nga njëri-tjetri.

Kështu ka ndodhur edhe me një supermarket në Fushë Kosovë. Aty stafi, ka vendosur që përmes shenjave treguese, qyqarëve t’ua tregojë mbajtjen e distancës.

Madje bëhet apel që edhe gjatë marrjes së frutave dhe perimeve, qytetarët mos ti prekin vet me duar. Mirëpo, t’i presin punëtorët që t’ua shërbejnë ato.

Në vazhdim gjeni disa foto të gjendjes nëpër marketet kosovare:

(Kosova Sot Online)