Adem Salihaj ka diçka për të thënë për LDK-në dhe Vetëvendosjen

  • 23 March 2020 - 14:33
Adem Salihaj ka diçka për të thënë për LDK-në dhe Vetëvendosjen

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Adem Salihaj ka komentuar situatën aktuale politike në vend, duke thënë se edhe ish-ministri, Agim Veliu e po ashtu edhe kreu i Qeverisë, Albin Kurti kanë gabuar.

Salihaj ka apeluar që të ndalet lufta midis LDK’së dhe LVV’së, duke shtuar se duhet që të merren me situatën aktuale pas përhapjes së koronavirusit.

“Apeloj të ulen kryetari i LDK-së dhe ai i Vetëvendosjes, të tregohen të arsyeshëm dhe të gjejnë zgjidhje, pa e futur Kosovën në një krizë pa rrugëdalje, e cila mund të shndërrohet në anarki. Pra, ka zgjidhje, nëse duam.

Nuk humbet burrëria e LDK-se nëse e zëvendëson ministrin e Punëve të Brendshme me një emër tjetër, duke ia tërhequr vërejtjen kryeministrit Kurti se kjo është vërejtja e fundit për të. Por, as nuk humbet burrëria e Albin Kurtit nëse e rikthen Agim Veliun në pozitën e tij të deritashme, poashtu duke ia tërhequr vërejtjen se nuk duhet të jetë kundër kryeministrit. Kosova ka rrezik të shkatërrohet nga veprime iracionale. Ose këto që i thash janë vetëm pretekste, pra, pas gjithë kësaj fshehen skenarë krejt tjerë”, thotë ai.

(Kosova Sot Online)