Vendosen dezinfektues në autobusët e transportit publik në Prishtinë

  • 23 March 2020 - 14:48
Vendosen dezinfektues në autobusët e transportit publik në Prishtinë

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar përmës Facebook-ut se në autobusët e transportit publik janë vendosur dezinfektues.

“Dezinfektues edhe në autobusë, përderisa funksionon. Kanë nevojë së paku punëtorët shëndetësorë dhe ata që ende punojnë të lëvizin”, ka shkruar i pari i Pristinës.

Ndërkohë Ahmeti ka theksuar se transporti publik ndërpritet në orën 20:00.

“Transporti publik ndërpritet në 20:00 deri në masat e ardhshme”, ka theksuar Ahmeti.

(Kosova Sot Online)