Vendimi i qeverisë për lëvizje të kufizuar: Shtyhet orari i shujtave në Prishtinë

  • 24 March 2020 - 11:04
Vendimi i qeverisë për lëvizje të kufizuar: Shtyhet orari i shujtave në Prishtinë

Komuna e Prishtinës ka ndërruar orarin për shërbimine  shujtave të ngrota për qytetarët në nevojë.

Kjo është bërë e ditur në një postim në Facebook nga Komuna e Prrishtinës, ndërkaq ndërrimi i orarit vjen pas vendimit të qeverisë për lëvizje të kufizuar të qytetarëve.

“Pas vendimit të mbrëmshëm të Qeverisë së Kosovës, sot shujtat do të shërbehen prej orës 17:00 në dy lokacionet, Tophane e Aktash. Ju rikujtojmë që është e domosdoshme mbajtja e distancës sociale të personave që shërbehen me këto shujta”, thuhet në njotimin e komunës.

Ndërkohë, shpërndarja e shujtaver për personat në nevojë, pas një pauze si masë mbrojtëse ndaj koronavirusit, kishte vazhduar më 19 mars.

Orari për shujtat ishte nga ora 12:00.

(Kosova Sot Online)