Dy vdekje të dyshimta për një ditë në Prishtinë

  • 24 March 2020 - 11:21
Dy vdekje të dyshimta për një ditë në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar për dy vdekje të dyshimta dje në kryeqytet.

Vdekja e parë e dyshimtë është viktima mashkull Kosovar që është gjetur i shtrirë në rrugën Fahri Fazliu në kryeqytet rreth orës 11:20 të ditës së djeshme dhe më pas ka ndërruar jetë në emergjencë.

“Rr. Fahri Fazliu, Prishtinë 23.03.2020 – 11:20. Është gjetur i shtrirë në rrugë viktima mashkull  kosovar dhe i njëjti është dërguar në Emergjencën e Prishtinës, ku edhe ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh të PK.

Ndërkaq vdekja tjetër e dyshimtë poashtu në kryeqytet rreth orës 16:55 është viktima femër kosovare e gjetur pa shenja jete.

“Prishtinë 23.03.2020 – 16:55. Është raportuar se viktima femër  kosovar është gjetur pa shenja jete. Vdekjen e viktimës, e ka konstatuar mjeku. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e Policisë.

(Kosova Sot Online)