Ujësjellësi i Prishtinës kërkon ndihmë urgjente nga Qeveria

  • 24 March 2020 - 11:44
Ujësjellësi i Prishtinës kërkon ndihmë urgjente nga Qeveria

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, pas vendimit të Qeverisë për ndalimin e lëvizjes së lirë dhe qarkullimit, si kompani e ofrimit të shërbimeve për ujë dhe kanalizim iu ka bërë thirrje institucioneve për ndihmë në këtë drejtim ngase rrezikohet operimi në terren.

Sipas ujësjellësit të kryeqytetit operimi rrezikohet në 8 komunat e zonës së shërbimit, ku sipas KRU “Prishtina” dihet se qytetarët tashmë kanë nevojë  më së shumti për ujë.

“Rrezik përbën pëlcitja e tubacioneve primare dhe sekondare dhe poashtu pusetat e kanalizimit, që realisht kohën e fundit kanë qenë të shumta”.

“Kërkojmë nga Qeveria e Kosovës dhe dikasteret përkatëse të na dalin në ndihmë me urgjencë për pajisjen me leje speciale karshi operimit të ndërmarrjes sepse na pamundësohet furnizimi me ujë të pijshëm”, thuhet në një njoftim për media të kësaj kompanie.

(Kosova Sot Online)