Thaçi e shpërfill rrezikun, e lagë gishtin në gojë gjatë konferencës

  • 24 March 2020 - 11:46
Thaçi e shpërfill rrezikun, e lagë gishtin në gojë gjatë konferencës

Pa maskë dhe doreza. Këto janë paraqitjet e fundit mediale të Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit. Ai në kohën kur përmes mediave po i adresohet qytetarëve për ti ndjekur udhëzimet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, siç duket vet po i thyen rregullat.

Në paraqitjen e fundit që Thaçi e pati sot para mediave ai lagu gishtin në gojë gjatë konferencës duke i shpërfillur kështu edhe rekomandimet e IKSHP’së.

Në vazhdim gjeni videon ku Thaçi shihet duke e shpërfillur rrezikun për mbrojtje nga kronavirusi Covid-19.

Videoja e momentit kur Thaci e lagë gishtin:

(Kosova Sot Online)