Spitalet të mbingarkuar në Itali, pacientët dërgohen jashtë vendit për t’u mjekuar

  • 24 March 2020 - 11:57
Spitalet të mbingarkuar në Itali, pacientët dërgohen jashtë vendit për t’u mjekuar

Situata në Itali përkeqësohet nga dita në ditë.

Vendi është duke u përballur me një krizë, e cila nuk dihet ende se kur do të marrë fund.

Vetëm në 24 orët e fundit janë regjistruar 602 vdekje duke e çuar në total 6,078 numrin e tyre.
Mësohet se numri i mjekëve që kanë humbur jetën në krye të detyrës në Itali ka shkuar në 24. Në total, numri i rasteve të infektuara me koronavirus në Itali ka shkuar në 63,928, shifër e cila vazhdon të rritet dita ditës.

Situata në spitale është dramatike dhe vendi është duke marrë masa për të përmirësuar sadopk gjendje.

Së fundmi bëhet me dije se disa pacientë janë duke u dërvuar drejt Gjermanisë për t’u mjekuar, pasi në Itali nuk ka më vende.

Gjermania i ka hapur dyert Italisë në këto ditë të vështira kur shteti fqinj ka nevojë më shumë se kurrë.

(Kosova Sot Online)