Deputeti i VV’së e quan Thaçin “ylli i dështuar i spektakleve të natës”

  • 24 March 2020 - 12:11
Deputeti i VV’së e quan Thaçin “ylli i dështuar i spektakleve të natës”

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, e ka quajtur presidentin Hashim Thaçi si ‘yll të dështuar të spektakleve të natës”.

Ky reagim i Abrashit ka ardhur pas vendimit të presidnetit të vendit për t’iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese rreth vendimit të qeverisë Kurti për vendosjen e orës policore që ua ndalon qytetarëve të lëvizin lirshëm.

“Dështoi përsëri ylli i spektakleve të natës. Dikush në mëngjes i tha Presidentit që pozita e tij është vetëm me vulos ndonjë vendim të Kuvendit, me dekoru ndonjë personalitet apo yll estrade, me pre ndonjë shirit, dhe aty këtu me dërgu ndonjë letër në Gjykatë Kushtetuese. Paqit ditë të shëndetshme.#NoZanziBar #RriNshpi ”, ka shkruar Abrashi.

Mbrëmë vonë në një konferencë për media, kreu i shtetit kishte thënë se vendimi i Qeverisë Kurti për të ndaluar lirinë e lëvizjes është shkelje flagrante e Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

(Kosova Sot Online)