Derisa shumë kosovarë mblidhen grumbull për marrjen e socialit, Drenica jep shembull për kulturën e pritjes në rend

  • 24 March 2020 - 12:57
Derisa shumë kosovarë mblidhen grumbull për marrjen e socialit, Drenica jep shembull për kulturën e pritjes në rend

Mëngjesin e sotëm, qytetarët në mbarë vendin kanë dalë për të marrë asistencën sociale. Ata kanë krijuar radhë të gjata, duke mos respektuar vendimin e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik për mbajtjen e distancës.

Qeveria ka marrë vendim që pensionet t’i lëshojë para kohe, por ka vendosur po ashru që të kufuzojë lëvizjën e qytetarëve, në orare të caktuara.

Kjo ka bërë që qytetarët, kryesisht të moshuar, kanë dalë për të marrë asistencën sociale, e për këtë kanë pritur me orë të tëra para institucioneve financiare ku edhe i marrin të hollat.

Derisa në shumicën prej vendeve janë krijuar radhë të gjata dhe qytetarët nuk e kanë respektuar distancën prej dy metrave, në Drenas dhe Skenderaj po veprohet ndryshe.

Qytetarët e Drenicës kanë dhënë shembull për kulturën e pritjes në rend, këtë të martë.

Image

(Kosova Sot Online)