Presidenti thotë se deklarata e Quintit është në përputhje me kërkesat e tij për luftën kundër Covid-19

  • 24 March 2020 - 13:37
Presidenti thotë se deklarata e Quintit është në përputhje me kërkesat e tij për luftën kundër Covid-19

Presidenti Hashim Thaçi ka reaguar pas deklaratës së Quint’it, në të cilën iu kërkuar liderëve të lënë anash politikën dhe ta luftojnë virusin COVID-19.

Thaci pretendon se deklata e shteteve të Quint’it (Gjermanisë, Francës, Italisë, Britanisë së Madhe dhe SHBA’së) është sipas kërkesave të tij të njëjta.

“E mirëpres deklaratën e shteteve të Quintit, që ndan kërkesat e njëjta me të miat, që të gjithë në Kosovë ta respektjnë Kushtetutën dhe ligjet, funksionimin demokratik të institucioneve dhe fokusin në luftimin e virusit COVID-19, në vend të shfrytëzimit të tij për beteja politike. Mirëqenia e qytetarëve është prioriteti më i lartë për të gjithë ne”, ka shkruar Thaçi në Twitter.

Quinti më herët kërkoi që liderët politik duhet të angazhohen në funksionalitetin e Qeverisë dhe të fokusohen në luftimin e koronavirusit.

Quinti u bëri thirrje të gjithëve të veprojnë sipas kompetencave që ua jep Kushtetuta dhe duke e respektuar atë. 

(Kosova Sot Online)