Pamje të rralla nga droni: Kamenica e zbaton me përpikëri ‘orën policore’

  • 24 March 2020 - 13:45
Pamje të rralla nga droni: Kamenica e zbaton me përpikëri ‘orën policore’

Kamenica me përpikëri po e zbaton vendimin e Qeverisë për ndalimin e lëvizjes së qytetarëve. Qytetarët të vetdijshëm për rrezikun po qëndrojnë në shtëpi duke i zbatuar rregullat e IKSHP–së dhe vendimin e Qeverisë.

Fotografi Arian Mavriqi ka publikuar disa fotografi dhe një video nga droni  ku shihet se në këtë qytet po zbatohet vendimi dhe qytetarët po kujdesen në maksimum që pandemia e Coronavirusit të  mos përhapet.

Nga sot qytetarët e Kosovës do ta kenë të kufizuar lëvizjen në rrugë, pasi Qeveria mori vendim se nga oraret 10:00-16:00 dhe 20:00-06:00 ndalohet dalja në rrugë, në këmbë apo me automjete.

(Kosova Sot Online)