Të miturit e arratisur nga burgu i Lipjanit arrestohen në Duhël të Suharekës

  • 24 March 2020 - 13:55
Të miturit e arratisur nga burgu i Lipjanit arrestohen në Duhël të Suharekës

Janë arrestuar dy të miturit që të hënën mbrëma ishin arratisur nga Shërbimi Korrektues në Lipjan.

Lajmin e ka konfirmuar zyrtari për informim në Stacionin Policor në Prizren, Shaban Osmanollaj.

“Janë arrestuar dy të mitur të cilët gjendeshin në mbajtje të masës edukative në Shërbimin Korrektues në Lipjan. Të njëjtit për momentin gjendet të ndaluar në Stacionin Policor në Suharekë dhe po presim që të njëjtit ti marr Stacioni Policor i Lipjanit”, tha zyrtari Osmanollaj.

(Kosova Sot Online)