Zyra e BE-së në Kosovë u bën thirrje institucioneve për unitet politik

  • 24 March 2020 - 14:06
Zyra e BE-së në Kosovë u bën thirrje institucioneve për unitet politik

Përfaqësuesja e Posaçme e BE-së dhe shefat e misioneve të BE-së në Kosovë përmes një deklarate kanë ftuar udhëheqësit e shtetit të punojnë së bashku.

Zyra e BE-së në Kosovë në deklaratën e dërguar kanë bërë thirrje për unitet politik dhe jo për antagonizma.

“BE-ja qëndron bashkë me Kosovën në luftën kundër COVID-19. Në këtë kohë të vështirë dhe sfiduese, populli i Kosovës ka nevojë për udhëzime të qarta dhe siguri se do të ndërmerren të gjitha masat e mundshme për t’i zbutur efektet e pandemisë. I bëjmë thirrje të gjithë udhëheqësve të institucioneve që të punojnë së bashku, (në respektim të plotë të kushtetutës së Kosovës) dhe ta drejtojnë tërë energjinë dhe mundin e tyre drejt luftimit të pandemisë dhe ofrimit të sigurisë për popullin e Kosovës. Nuk është koha për antagonizma politik ose institucional, por për unitet politik.” , thuhet në deklaratë.

Edhe Shtetet e QUINT-it (Franca, Gjermania, Italisa, Mbretëra e Bashkuara dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës), kanë dalë me një deklaratë të përbashkët, duke i kërkuar liderëve politikë dhe institucionalë në Kosovë të merren me virusin COVID-19 si dhe të sillen të gjithë sipas kompetencave që i kanë.

(Kosova Sot Online)