Spanja shënon rekord ditor: 514 të vdekur nga koronavirusi për 24 orë

  • 24 March 2020 - 14:14
Spanja shënon rekord ditor: 514 të vdekur nga koronavirusi për 24 orë

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, 514 persona kanë vdekur nga koronavirusi në Spanjë. Kjo shifër paraqet rekord ditor që nga fillimi i përhapjes së sëmundjes.

Sipas të dhënave zyrtare, numri i personave të vdekur tashmë ka shkuar në 2 mijë e 696, ndërsa të infektuar janë rreth 40 mijë njerëz.

Edhe më shqetësues është fakti se në mesin e personave të infektuar janë edhe rreth 5 mijë e 400 punëtorë shëndetësorë, që po e sfidon luftën e mjekëve kundër virusit.

Spanja është vendi më i prekur nga koronavirusi në Evropë pas Italisë, ku deri më tani janë konfirmuar mbi 6 mijë viktima, shkruan “BBC”.

Ndonëse shumica e rasteve të Spanjës janë shënuar në Madrid, Katalonjë dhe në rajonin e Baskisë, numri i të infektuarve po shkon duke u rritur edhe në rajonet e tjera.

Rajonet Castilia-La Mancha dhe Castilla y Leon, që shtrihen përreth rajonit të Madririt, kanë shënuar rritje të madhe të numrit të rasteve të reja. Një pjesë e madhe e popullsisë së tyre përbëhet nga personat e moshuar.

(Kosova Sot Online)